Mattheus: Beckenbaueri nuk është mirë me shëndet

22 gusht 2023 | 14:55

Të tjera shqetësime për shëndetin e ‘Kaiser-it’, Franz Beckenbauer. Gjatë një eventi të organizuar nga Interwetten, lojtari rekordmen i kombëtares gjermane, Lothar Mattheus foli për mikun e tij prej shumë vitesh.

“I urojmë shëndet të mirë, që të jetë sërish vetvetja, me energjinë e tij. Sigurisht që urojmë që ai të përmirësohet sërish. Franz gjithmonë thoshte se shëndeti është gjëja më e rëndësishme në jetë. Ai nuk është mirë për momentin”. “Nuk po ecën mirë me shëndetin. Kjo është arsyeja pse nuk ishte në takimin për Kupën e Botës para 4 ose 5 javësh. Sigurisht që shpresojmë që gjërat të shkojnë në drejtimin tjetër”, ka shtuar Mattheus.

Në fillim të korrikut, kampionët e botës nga viti 1990, u mblodhën të gjithë në hotelin luksoz “Das Achental” në Bavari, 33 vjet pas triumfit të madh. Por mungonte personi më i rëndësishëm: Beckenbauer, menaxheri i ekipit që shkëlqeu në atë kohë Gruaja e tij, Heidi, ka deklaruar: “Fatkeqësisht Franz nuk mund të jetë atje për arsye shëndetësore. Do të ishte thjesht e tepërt për të”.

Në një intervistë për revistën ‘Bunte’ vitin e kaluar, Beckenbauer shpjegoi: “Kam pësuar një të ashtuquajtur infarkt të syrit. Fatkeqësisht nuk shosh asgjë me syrin e djathtë. Këtë gjë mund ta përballoj. Por duhet të bëj shumë kujdes me zemrën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka ndarë “Çelësin e…