Vizita joformale e Kurtit në Greqi, arratisje nga realiteti!

22 gusht 2023 | 12:56

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka thënë se vizita e kryeministrit Albin Kurti në Greqi është arratisje nga realiteti në të cilën ndodhët vendi.

Berisha ka thënë se kjo vizitë ka qenë e vetmja derë e hapur për Kurtin.

“Vizitat joformale janë të rëndësishme atëherë kur punët e qeverisë dhe shoqëria e shtetit, janë duke ecur drejt prosperitetit dhe zhvillimit. Prandaj edhe ato vizita do bëheshin për të hapur perspektiva të reja për vendin. Por, vizita e Kurtit në Greqi është thjesht një arratisje nga realiteti i zymtë që ka krijuar kryeministri në vend, edhe për faktin se këtë vizitë e ka në të vetmen derë të hapur, pas masave sanksionuese të BE-së që vet kjo qeveri i solli”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se…