Beshiktashi: Nuk arritëm marrëveshje me Ramosin për çështje financiare  

22 gusht 2023 | 15:47

Skuadra e Beshiktashit ka njoftuar se futbollistët Sergio Ramos dhe Anderson Talisca.  Klunbi turk ka bërë të ditur se ka pasur kontakte me futbollistët por u ndërprenë për shkak të mosmarrëveshjeve për çështje financiare.

“Në agjendën e transferimeve të klubit tonë ishin edhe futbollistët e suksesshëm Sergio Ramos dhe Anderson Talisca, të cilët me cilësitë e tyre zënë një vend të rëndësishëm në tregun botëror të futbollit, të cilat çdo klub, çdo president dhe çdo trajner do të dëshironte t’i shihte në stafin e tyre. Në këtë drejtim patëm kontakte me Talisca dhe klubin e tij dhe negociata me Ramosin, të cilat u zhvilluan duke pasur parasysh interesat e klubit tonë, por u ndërprenë për shkak të mosmarrëveshjeve për çështje financiare. Me respekt i paraqesim informacionet e publikut dhe fansave tanë”, thuhet në njoftimin e Beshiktashit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet lokale në Mitrovicë të Veriut thanë se kanë kërkuar…