Asociacioni i Komunave e dërgon në kushtetuese Ligjin mbi tatimin në pronë

23 gusht 2023 | 11:51

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), ka bërë me dije se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin mbi tatimin në pronën e paluajtshme.

Sipas AKK-së, për këtë ligj që prek komunat, në asnjë fazë të miratimit nuk janë ë konsultuar komunat.

“Komunat e Republikës së Kosovës me miratimin e këtij ligji do humbasin me dhjetëra miliona euro dhe miratimi i këtij ligji pa konsulta paraprake me komunat e ka cenuar autonominë lokale financiare”, është thënë në reagimin e AKK-së.

Po ashtu, në reagimin e AKK-së është thënë se ky ligj afekton projektet kapitale dhe cenon rëndë përgjegjësitë komunale.

“Duhet theksuar që me këtë ligj janë cenuar rëndë përgjegjësitë komunale dhe se ky ligj ka ndikim të drejtpërdrejtë në zvogëlimin e të hyrave të komunës, afektim në projektet kapitale dhe debalancim mes projeksioneve investuese dhe të hyrave vetanake, si të hyrat kryesore të pushtetit lokal”, është thënë në reagimin e AKK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Superligës, Ballkani ka bërë të ditur se ka…