Maliqi: Kurti po sillet si kauboj, me ndihmën e ShBA-së do të mund të takohej me Zelenskyn

23 gusht 2023 | 12:05

Njohësi i rrethanave politike, Agon Maliqi, ka dhënë një interpretim të tij se pse nuk ka ndodhur në Athinë takimi bilateral në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit ukrainas, Vlodoymyr Zelensky.

Maliqi ka shkruar në “Facebook” se me ndihmën e ShBA-së, Kurti do të mund ta zhvillonte një takim të tillë.

Megjithatë, sipas tij, Kurti është sjellë si një “kauboj” dhe e ka humbur kapitalin politik që t’i kërkojë ndihmë ndërkombëtarëve.

“Po dëgjoj ankesa pse Zelensky e ka injoruar Kosovën në Athinë, ndërkohë që mbajti takim bilateral me Serbinë. Një takim i tillë do të ishte fare lehtë i realizueshëm me ndihmën e ShBA-së. Por ja që në këtë pozitë të qyqanit në marrëdhënie ndërkombëtare përfundon kur sillesh si kauboj dhe e humb kapitalin politik që t’i kërkosh ndihmë ShBA-së apo kujtdo me peshë brenda BE”, ka shkruar Maliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Lirisë që këtë edicion p[o bën gara në…