Murati: Për tri vjet e kemi rritur për 200 milionë euro buxhetin e komunave

23 gusht 2023 | 13:16

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se vetëm për tri vjet të qeverisjes, buxheti i komunave është rritur për 200 milionë euro.

Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë konferencës për medie pas mbledhjes së qeverisë, duke shtuar tashmë kanë dorëzuar edhe harkoren e dytë  buxhetore për komunat.

“Së fundmi e kemi dorëzuar harkoren e dytë për komunat. Janë 742 milionë euro buxhet për komunat do të thotë  edhe këtu duhet të shtohet kjo sepse po thuhet po dëmtohen komunat. Do me thënë për vetëm tri vjet e kemi rritë për 200 milionë euro buxhetin e komunave. Do të thotë kenë buxhet 200 milionë euro më shumë dhe as që bëhet fjalë për dëmtim, është e kundërta. Ka mënyra institucionale të komunikimit dhe të përcaktimit të kufijve buxhetor”, ka thënë Murati.

Më tutje, Murati ka thënë se për dallim nga qeveritë e kaluara ku ministrat dhe kryetarët e komunave të cilët kanë qenë të një partie politike kanë pasur komunikim më të veçantë, në qeverisjen e Vetëvendosjes tashmë nuk ekziston një gjë e tillë, pasi sipas tij, të gjitha komunat janë të barabarta.

“Nëse në të kaluarën ka pasur ministra që kryetarët e caktuar të komunave që kanë qenë në të njëjtën vijë partiake i kanë taku pak më shpesh, e kanë bë si të them përjashtime për kryetar të caktuar, kjo praktikë nuk ekziston tashmë. Do me thënë  të gjitha komunat janë të barabarta dhe të gjitha e kanë mënyrën e komunikimit institucional me Ministrinë e Financave”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se…