‘Sa vizita e takime të kësaj qeverie në Athinë, kam shpresuar se njohja është veç çështje formaliteti’

23 gusht 2023 | 14:08

Politologu Albinot Maloku ka thënë se sa vizita, takime e shpjegime ka pasur garnitura aktuale qeverisëse e Republikës së Kosovës në Republikën Helene, bajagi ka shpresuar se njohja e vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Prishtinës dhe Athinës është veç çështje formaliteti.

“Se nuk ndodhë asgjë, e krejt këto vizita ngelin veç turistike nuk e kam besuar! Nënshkrimi i ‘Deklaratës së Athinës’ nga Serbia është arsyetim i mjaftueshëm për Vuçiqin se ai në mënyrë të palëkundur mbështetë integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, e mbi këtë pret nga Ukraina, (jo të jetë së paku neutrale, por) mbështetje të integritetin territorial të Serbisë”, ka shkruar Maloku në “Facebook”.

Ai ka shtuar se: “E Kosova, sa mbështetjen e piskamën ‘Slava Ukraini’, në fund nuk bëri punë as duar shtrëngimi dhe në tren për Kiev as që i ra në mend, së paku me kallëzua, presidentit Zellensky se mori një mbështetje nga Albin Kurti, nëse iu ka dukur e rëndë me thënë Kosova. P.s. Ndoshta këta gazetarët ukrainase që i ka strehuar Kosova, janë duke punuar e raportuar ‘për të luftuar propagandën e Serbisë për Kosovën në Ukrainë se Kievi zyrtar nuk po e njeh Serbinë e politikën e saj’”, ka shkruar Maloku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-luftëtari i orëve të para të UÇK-së, Gani Nuha i…