Vazhdon ‘kapja’, qeveria Kurti propozon ish-kandidaten e LV-së për anëtare bordi në Autoritetin e Konkurencës

23 gusht 2023 | 13:41

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar rekomandimin e dy anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës.

Kryeministri Kurti ka bërë me dije se komisioni ad-hoc i ka kryer intervistat e kandidatëve dhe i ka dërguar Kuvendit të Kosovës emrat e Florent Mehmetit dhe Salihe Gashi – Lokut.

Por, Salihe Gashi – Loku kishte qenë kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për asamble komunale në zgjedhjet lokale të vitit 2021 me numër 8 në listën për komunën e Ferizajit.

Ajo sipas ekzekutivit nga intervistimet e bëra del të ketë arritur pikët për të shkuar në Kuvend ku pritet që të vendoset me votat e deputetëve.

Lidhur me Salihe Gashi – Lokun ishte raportuar edhe më herët. Në vitin 2022, mediet kishin raportuar se babai i saj është “rehatuar” në Bordin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. /Paparaci.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e derivateve në pikat e Petrol Company: 23.08.2023 GJILAN…