PSD-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme për rastin e prokurorit Blakaj

22 gusht 2018 | 15:04

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, ka bërë me dije se do të nisin mbledhjen e nënshkrimeve për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme për zhvillimet e fundit në sistemin prokurorial dhe deklarimet e prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj.

Ai ka thënë se në sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohet një proces i vetingut, të cilin sipas tij duhet ta kryejë Kuvendi i Kosovës.

Në këtë kontekst, Krasniqi ka thënë se janë kundër që komisioni parlamentar për këtë çështje të krijohet nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai ka thënë PSD-ja e sheh vetingun si zgjidhje të duhur për të rikthyer një sistem më të mirë të drejtësisë.

Krasniqi ka kritikuar kryeprokurorin Aleksandër Lumezi për takimin me Besim Beqajn i akuzuar për rastin “Pronto” si dhe për thirrjen në zyrë të prokurorit Blakaj për shkak të intervistimin e kryeparlamentarit Kadri Veseli për rastin e listave të veteranëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka takuar drejtorët e klinikave,…