Moti sot, paradite me diell, pasdite me shi

24 gusht 2023 | 08:35

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale mbeten konstante 14-16 gradë celius, ndërsa maksimalet parashihen të kenë rënie të lehta, 29-33 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të IKShP-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pacient ka humbur jetën mbrëmë vonë në Klinikën e…