Ancelotti favorizon Juven në garë për ‘Scudetto’

24 gusht 2023 | 10:34

Carlo Ancelotti në një intervistë për “Storie di Serie A” në Radio Serie A me RDS ka folur edhe për luftën për “Scudetto” të sezonit 2023/24.

Trajneri aktual i Real Madridit që ka drejtuar shumë klube italiane, ka thënë se Juventusi është favorit në garën për titull.

“Titulli? Nuk e di. Mendoj se janë katër skuadra favorite: Napoli, Milan, Inter dhe Juventus. Më pas ka një grup skuadrash që do të kërkojë të mbajë ritmin si Roma, Lazio dhe Atalanta. Edhe Fiorentina që mund të bëjë një kampionat të bukur. Besoj se këtë vit Juventusi, duke parë se nuk do të luajë në Evropë, do të jetë e rrezikshme. Në nivel profesional, të heq diçka të mos luash në Ligën e Kampionëve. Në nivel të përgjithshëm, Juventus mund të bëjë një sezon pozitiv pikërisht për këtë. Një gjë është të përgatisësh një ndeshje në tri ditë dhe një tjetër në një javë”, ka thënë Ancelotti.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarit amerikan, Evan Gershkovich, iu zgjat paraburgimi për tre muaj…