Covid-19 ende i pranishëm, për dy javë në Kosovë u raportuan 46 raste pozitive

24 gusht 2023 | 10:42

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në dy javët e fundit janë raportuar 46 raste pozitive dhe asnjë rast i vdekjes me Covid-19.

Sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 40-49 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 43 vjeç, raporton “Epoka e re”.

Prej rasteve të konfirmuara, sipas komunave rezulton se numri më i madh është raportuar nga komuna e Prishtinës dhe Kamenicës (me nga 14 raste), kurse incidenca më e lartë e rasteve në 100,000 banorë është raportuar në komunën e Kamenicës.

“Përkundër rasteve të shënuara së fundi, situata epidemiologjike në Republikën e Kosovës me Covid-19 mbetet e qetë, ndërsa qytetarët që manifestojnë shenja të infeksionit këshillohen të testohen dhe konsultohen me mjekun për çdo dyshim në Covid-19”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli argjentinas Lionel Messi po vazhdon shkëlqimin në futbollin amerikan.…