22 familje në Podujevë bëhen me shtëpi të reja

24 gusht 2023 | 10:49

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me humanistin Elvis Naçi, përfaqësues të familjes Stublla, përfaqësues të shoqatës “Shqiptarët për shqiptarët” dhe kolegë të ekzekutivit komunal dhuruan çelësat e shtëpive të banimit për 22 familje llapjane me gjendje të rëndë ekonomike.

Ndërtimi i shtëpive u realizua nga bashkëpunimi mes komunës dhe shoqatës “Shqiptarët për shqiptarët”, ku shoqata ka investuar në ndërtimin dhe kompletimin e shtëpive të banimit, kurse komuna në infrastrukturën nëntokësore dhe mbitokësore të lagjes.

Shtëpitë e banimit janë të kompletuara dhe me kushte shumë cilësore për banim për familjet përfituese.

Kryetari Bulliqi u shpreh i lumtur duke falënderuar përzemërsisht hoxhën, Elvis Naçi dhe shoqatën “Shqiptarët për shqiptarët”, familjen Stublla për dhurimin e tokës për ndërtimin e lagjes, Sylejman Rrahmanin që ka kontribuar që ky investim të bëhet në Podujevë si dhe gjithë të tjerët që kanë kontribuar në ndërtimin e shtëpive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se…