ShBA-ja: Jemi të përkushtuar për një të ardhme të ndritur të Ukrainës

24 gusht 2023 | 11:23

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë ka uruar Ukrainën me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Me këtë rast, kjo ambasadë ka theksuar se ShBA-ja është e përkushtuar për të siguruar një të ardhme të ndritur të Ukrainës.

“Ukrainasit gjithmonë kanë mbrojtur të drejtën e tyre për të përcaktuar fatin e tyre. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të siguruar të ardhmen e ndritur të Ukrainës, një të ardhme ku Ukraina është më e fortë, më demokratike, më e sigurt dhe më e begatë. #Të BashkuarMeUkrainën”, është thënë në urimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës ka realizuar mbështetjen…