Peci merr vendim për lirimin e pronës në Ulpianë (video)

24 gusht 2023 | 11:36

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se ka nënshkruar vendimin për lirimin e një prone në qendër të Prishtinës, e cila thotë se është e uzurpuar dhe i takon Institutit Bujqësor të Kosovës.

Lajmin për këtë vendim e ka bërë vet Peci në “Facebook”.

“Andaj edhe për këtë objekt kam nënshkruar vendimin për lirimin e pronës shtetërore të uzurpuar, veprim administrativ ky i mbështetur në bazë ligjore. Ftoj organet tjera kompetente në zbatim të këtij vendimi!”, ka shkruar Peci.

Më tutje, Peci ka kritikuar për mosveprim pesë ministrat e kaluar të Bujqësisë por edhe drejtorin e Institutit Bujqësor të Kosovës rreth kërcënimeve për padi që ai ia ka bërë Ministrisë.

“Që nga viti 2012 në këtë objekt dhe përreth tij ushtrohen shumë veprimtari të paligjshme Për të gjitha këto dukuri, tjetërsimin e dyshimtë të pronave, aneksimin, ndërtimet e vrazhda brenda objektit të Institutit Bujqësor të Kosovës, para një viti unë kam denoncuar publikisht dhe i kam ofruar të gjitha provat Prokurorisë së Shtetit. Përkundër pritjes tonë gati 1-vjeçare asnjë veprim nuk është marrë. Protagonisti kryesor, drejtori i Institutit Bujqësor të Kosovës, bën sfilata nëpër studio televizive dhe kërcënon me padi titullarin e institucionit”, ka thënë Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ukrainën për Ditën…