Deklarohet ‘Wagner’-i për Prigozhinin: U vra nga tradhtarët e Rusisë

24 gusht 2023 | 12:35

Udhëheqësi i “Wagner”-it, Yevgeny Prigozhin, i cili në qershor ishte përpjekur ta rrëzonte udhëheqjen ushtarake të Rusisë, ishte në avionin që është rrëzuar të mërkurën.

Se ai ishte ndër pasagjerët e këtij aeroplani është bërë me dije nga zyrtarët rusë, por vdekja e Prigozhinit nuk është konfirmuar zyrtarisht, shkruan “KyivPost”.

Megjithatë, një kanal “Telegram”-i i lidhur me “Wagner”-in, i titulluar “Zona Grey”, ka thënë se Prigozhin kishte vdekur, duke thënë se është vrarë nga njerëz të paidentifikuar që i ka quajtur “tradhtarë të Rusisë”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Antonela Roccuzzo, bashkëshortja e Lionel Messit dhe Georgina Rodriguez, partnerja…