Abazoviqi takohet me komandantin e KFOR-it, ja për çfarë biseduan

24 gusht 2023 | 14:01

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në takim me komandantin e KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, ka thënë se Mali i Zi gjithmonë ka kontribuar në stabilitetin rajonal dhe paqen në Ballkanin Perëndimor.

Abazoviqi në “Facebook”, ka shkruar se vendi i tij i jep mbështetje të plotë KFOR-it, në misionin e tij për ruajtjen e sigurisë.

“Mali i Zi gjithmonë kontribuon në stabilitetin rajonal dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Mbështetje e plotë KFOR-it në misionin e tij dhe punën e mëtejshme për ruajtjen e sigurisë. Sot, diskutova me komandantin e forcave ushtarake ndërkombëtare në Republikën e Kosovës, gjeneralin italian, Angelo Ristuccia, për shumë tema me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Abazoviqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përmes një aksioni simbolik ka…