Gruda i PDK-së i reagon ministres Haxhiu: Po angazhohet çdo ditë për ta dëmtuar integritetin e sistemit të drejtësisë

24 gusht 2023 | 15:55

Koordinatori  i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda, ka reaguar ndaj video-mesazhit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka akuzuar Prokurorinë Speciale për mospunë.

Gruda ka thënë se është e habitshme se si një ministre e Drejtësisë në vazhdimësi është duke u angazhuar për dëmtimin e integritetit të sistemit të drejtësisë.

“Ministrja e Drejtësisë përsëri kritikon prokurorinë nëpërmjet një video.  Është e habitshme të shohësh një ministre që ka për detyrë të punojë për të forcuar institucionet e drejtësisë, të angazhohet çdo ditë për të dëmtuar integritetin e tyre. Janë disa pyetje themelore që duhet t’i bëhen Ministres së Drejtësisë sot: 1. Kush duhet të ndërhyjë për rregullimin e sistemit prokurorial, nëse ky sistemi është i dobët? A janë qytetarët të cilëve ajo i referohet në videon e saj, apo ajo që ka marrë votat e tyre për të qeverisur? 2. A mund të kujdeset ministrja më mirë për të zgjidhur probleme në sistem, duke krijuar vlera dhe duke përmirësuar prokurorinë, në vend që të përqendrohet vetëm në kritika dhe sulme? Ministrja duhet ta kuptoj se qeverisja e mirë është shumë më shumë sesa thjesht kritikë dhe identifikim i problemeve, ajo kërkon marrjen e veprimeve konkrete për të krijuar ndryshime pozitive për vendin dhe qytetarët”, ka shkruar Gruda në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është paraqitur me një video-mesazh…