Përurohet pllaka përkujtimore në shtëpinë e heroit Kastrati, Shala: Kjo shtëpi ishte bazë e UÇK-së

24 gusht 2023 | 16:48

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka marrë pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore në shtëpinë e heroit të kombit, Gani Kastrati në fshatin Nekoc të Drenasit.

Me këtë rast, Shala ka thënë se në shtëpinë e Gani Kastratit janë marrë vendime të rëndësishme për luftën çlirimtare.

“Sot në fshatin Nekoc, u zbulua pllaka përkujtimore në shtëpinë e Heroit të Kombit Gani Kastrati. Këtu zë fillin celula e parë e UÇK-së. Këtu u bashkuan luftëtarët e lirisë. Këtu në këtë shtëpi u morën shumë vendime për luftën çlirimtare. Këtu u lind u rrit dhe u burrërua Gani Kastrati. Këtu ishte shtëpia bazë e UÇK-së. I përjetshëm kujtimi për Heroin e Kombit Gani Kastrati”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) publikoi raportin e auditimit “Vlerësimi…