Pronari i shtëpisë botuese ‘Luarasi’: MAShTI po shkakton kaos dhe po abuzon me buxhetin

25 gusht 2023 | 12:32

Pronari i shtëpisë botuese “Luarasi”, Shukri Klinaku, ka kritikuar ashpër opsionin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) për subvencionimin e teksteve shkollore.

Ai ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministrisë për këtë çështje.

Në në “Facebook”, ai ka shkruar se MAShTI ka shkaktuar kaos dhe po abuzon me buxhetin.

Sipas tij, gjithë këtë ministrja Nagavci është duke e bërë për ta mbuluar dështimin e vetë.

“MAShTI me qëllim të mbulimit të dështimit total në procesin e furnizimit të nxënësve me tekste shkollore bënë dy vepra të shëmtuara në dëm të interesit publik. E para, këtë proces, i cili tash e 15 vite bëhet i thjeshtë për nxënësit, prindërit e mësimdhënësit dhe i mbështetur në një kuadër ligjor – në këtë vit e bën me një ide anarkike dhe të pambështetur në ndonjë dokument ligjor”, ka shkruar Klinaku.

Ai ka treguar se opsioni i ministrisë do të jetë shumë më i shtrenjtë

“E dyta, në vend se në këtë vit shkollor të realizojë procesin me rreth 8 milionë euro, MAShTI ka planifikuar të shpenzojë rreth 13 milionë euro. 2. MAShTI ka helmuar opinionin me çmimet e deritanishme për tekste shkollore. Ka abuzuar me informata gjysmake, për të proklamuar se udhëheqja e tanishme e MAShTI-t është duke luftuar për kursim të buxhetit të shtetit. Mirëpo, e vërteta rreth çmimeve del në shesh me një renditje kronologjike të fakteve dhe me një llogaritje të thjeshtë”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jurgen Klopp ka këmbëngulur se Mohamed Salah nuk është në…