Arbana Osmani ‘kap mat’ ndjekësen dhe bën kërkesën ndaj saj

25 gusht 2023 | 13:37

Duke qenë se është padyshim një nga figurat televizive më të famshme në Shqipëri, moderatorja Arbana Osmani sigurisht merr qindra (ndoshta edhe mijëra mesazhe) në ditë nga ndjekësit e saj (që momentalisht janë plot 1 milion). Arbana ka ndarë në InstaStory disa prej mesazheve që i dërgon një ndjekëse e “apasionuar” pas saj, por ka edhe një kërkesë për të.

Moderatorja ka postuar një foto ku duken mesazhet që ndjekësja i dërgon, ku komenton veshjen e Arbanës dhe zgjedhjet e look-ut të saj, por në fakt janë mesazhe që vajza mendon se po ja dërgon një mikeshe. Mjafton të shohësh çfarë shkruan dhe si drejtohet që të kuptosh se bisedën mendon se po e bën me shoqen e saj, kur ndërkohë të gjitha mesazhet po ja dërgon vetë moderatores.

Dhe kërkesa e Arbanës është e thjesht, dikush t’i thotë për ngatërresën dhe me atë rast po ashtu t’i thotë që Arbana i ka parë të gjitha.

Arbana Osmani 'kap mat' ndjekësen dhe bën kërkesën

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Shqiptare e Futbollit ka firmosur sot marrëveshjen me MCN…