41 turistë polakë paraqiten në spitalin e Vlorës me simptoma helmimi

25 gusht 2023 | 22:34

Policia e Shtetit ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur këtë të premte ku 41 turistë u paraqitën në spitalin e Vlorës me simptoma helmimi.

“Rreth orës 20:10, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, me simptoma helmimi nga ushqimi, 41 shtetas polakë (turistë), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimet paraprake rezulton se këta shtetas, gjatë ditës së sotme, kanë qenë me guidë, me anije turistike, në ishullin e Sazanit”.

Drejtoresha e spitalit, Bruna Mersini në një prononcim për mediat tha se të miturit janë të moshës 14 dhe 15 vjeç.

“Fëmijët kanë udhëtuar gjithë ditën, kanë ardhur nga Shkodra pas udhëtimit kanë marrë anijen për në Karaburun. Janë paraqitur me çrregullime gastroindestrinale situata është nën kontroll. Pra është alerti që ne i japim situatës kur janë shumë fëmijë. Është hetim epidemiologjik. Këta janë fëmijë, edhe vapa mund ta ketë shkaktuar situatën, pa u bërë hetimi nuk japim dot të dhëna. Janë rreth 20 fëmijë”, tha Mersini.

Ndërsa, Ani Binaj drejtori i AKU-së tha po “ndjekim gjërmueshmërinë në punën tonë”.

“Unë erdha me urgjencë për t’u marrë me këtë situatë. Jemi duke koordinuar me autoritetet këtu për të menaxhuar situatën. Kur të kemi të dhëna do bëjmë njoftim”.

Grupi hetimor i ngritur për këtë rast, në bashkëpunim me specialistë të AKU-së dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të helmimit të këtyre shtetasve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbledhja e Kuvendit Komunal të Komunës së Zetës, e cila…