Në Kosovë hapet libri i zisë me rastin e vdekjes së Kofi Annanit

22 gusht 2018 | 18:48

Me rastin e vdekjes së ish-sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, zyra e Koordinatores së OKB-së për Zhvillim në Kosovë ka hapur librin e zisë.

Libri i zisë është hapur për nënshkrime dhe homazhe nga e mërkura (22 gusht 2018) deri të premten më 24 gusht nga ora 10:00 deri në orën 16: 00 në zyrat e UNDP-së në lagjen “Arbëria”.

Kofi Annan shërbeu në këtë post nga janari 1997 deri në dhjetor të vitit 2006.
Antonio Guterres, që aktualisht është sekretar i përgjithshëm i OKB-së, me rastin e vdekjes së Kofi Annanit ka thënë se: “Kofi Annan ishte një forcë udhëheqëse për të mirën. Me trishtim të thellë mora lajmin për vdekjen e tij… Në këto kohë të trazuara dhe të vështira, ai kurrë nuk pushoi së punuari për t’i dhënë jetë vlerave të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Trashëgimia e tij do të mbetet një frymëzim i vërtetë për të gjithë ne”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se i ka…