Haradinaj: Blakaj është joprofesionist, e ka vënë në pikëpyetje heqjen e vizave

22 gusht 2018 | 18:01

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur sërish hajn dhe joprofesionist prokurorin e dorëhequr, Elez Blakaj, i cili ka hetuar listat e veteranëve të UÇK-së.

Kryeministri në një konferencën për medie pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se Blakaj e ka vënë në pikëpyetje heqjen e vizave për Kosovën, derisa dorëheqjen e tij e ka vlerësuar si thikë pas shpine ndaj punës që është bërë.

“Ju siguroj, unë jam kundër që ai që nuk është veteran të jetë në lista, por ai është hajn (Elez Blakaj). Atij njeriu krejt kushtet ia kemi dhënë për punë dhe nuk ka pasur kërcënim. Ajo çfarë ka thënë është rren dhe mashtrim. Me ditë të tëra kanë ndenjur në zyrën time prokurorët. E ka gjuajtur fajin me spekulime, ky është hajn dhe joprofesionist”.

“Përmes zhurmave publike, si Tomë Gashi s’mund të bëhesh profesionist. Ky hajni na ka vë në pikëpyetje për ta marrë liberalizimin e vizave. Është një thikë pas shpinës që ia ka bërë punës këtu”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 110 mijë familje te varfra shqiptare që merrnin ndihmë…