FIFA pezullon për 90 ditë Rubialesin për puthjen e Kupës së Botës

26 gusht 2023 | 15:52

Kryetari i Komitetit Disiplinor të FIFA-s, Jorge Ivan Palacio (Kolumbi), duke përdorur kompetencat e dhëna nga neni 51 i Kodit Disiplinor të FIFA-s (FDC), ka vendosur sot të pezullojë përkohësisht Luis Rubiales nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ky pezullim, i cili do të hyjë në fuqi nga sot, është për një periudhë fillestare prej 90 ditësh, në pritje të procedimit disiplinor të hapur ndaj zotit Luis Rubiales të enjten, më 24 gusht.

“Po kështu, kryetari i Komisionit Disiplinor të FIFA-s dhe për të ruajtur, ndër të tjera, të drejtat themelore të futbollistes së kombëtares, Jennifer Hermoso, dhe rregullin e mirë të procedimit disiplinor pranë këtij organi disiplinor, ka nxjerrë dy direktiva shtesë (neni 7 FDC) me anë të të cilit ai urdhëron Luis Rubiales të përmbahet, nëpërmjet tij ose palëve të treta, nga kontaktimi ose përpjekjet për të kontaktuar me lojtaren profesioniste të ekipit kombëtar të futbollit spanjoll znj. Jennifer Hermoso ose mjedisin e saj të ngushtë”.

Është ky komenti zyrtar i dalë nga FIFA lidhur me rastin Rubiales.

Më herët, kreu i Federatës Spanjolle të Futbollit ka refuzuar të japë dorëheqjen.

Rubiales, 46 vjeç, puthi në buzë sulmuesen Jenni Hermoso pas fitores 1-0 të Spanjës ndaj Anglisë.

“Unë nuk do të jap dorëheqjen, nuk do të jap dorëheqjen”, tha ai në një asamble të përgjithshme të jashtëzakonshme të thirrur nga RFEF.

Rubiales kërkoi falje për puthjen të hënën përpara se FIFA, organi drejtues i futbollit botëror, të hapte procedimin disiplinor kundër tij të enjten.

“Jam gati të shahem për të mbrojtur idealet e mia”, shtoi Rubiales.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar pas vdekjes…