Escobar: ShBA-ja zgjedh si partnerë ata që tregojnë përkushtim ndaj NATO-s dhe e afrojnë rajonin me BE-në

26 gusht 2023 | 16:07

I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka treguar se kë e zgjedhin për partnerë në Ballkan e kë jo.

Sipas Escobarit, ShBA-ja zgjedh si partnerë në Ballkan të gjitha vendet që e afrojnë rajonin me BE-në.

“Doja ta bëja të qartë se SHBA-ja zgjedh si partnerë në Ballkan ata që e afrojnë rajonin me Evropën, ata që tregojnë përkushtimin e tyre ndaj NATO-s dhe që vazhdojnë luftën kundër korrupsionit. Kjo është pritshmëria jonë”, tha ai për mediumin maqedonas 360°, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Escobar tha se për të gjithë rajonin e Ballkanit, korrupsioni është një problem i madh, teksa shtoi se ekziston një arsye tjetër pse ShBA-ja do ta shoh rrugën evropiane të hapur për të gjitha vendet.

“Çdo vend që ka hyrë në BE është më i qëndrueshëm, më demokratik dhe më i avancuar, dhe në të njëjtën kohë më i drejtë për sa i përket drejtësisë për qytetarët e tij. Kjo është një arsye tjetër pse ne duam t’ju shohim në rrugën e anëtarësimit në BE”, tha ai.

Po ashtu, Escobar paralajmëroi edhe emra të rinj të biznesmenëve e politikanëve me fuqi në Ballkan të cilët do të hyjnë në listë të zezë.

“Më lejoni të them vetëm se kjo administratë, administrata Biden, është e përkushtuar për të luftuar korrupsionin. Sepse korrupsioni është kaq gërryes për shoqëritë. Nuk mund të bëjmë një njoftim për sanksione, por të jeni të sigurt që do të ketë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikani serb Boban Bogdanoviq, ka paralajmëruar se do të publikohen…