Tottenhami vazhdon me fitore në Premierligë

26 gusht 2023 | 16:31

Bournemouth-Tottenham nuk e ndryshojnë “trendin”, me vendasit që pësojnë disfatën e dytë radhazi, ndërsa miqtë marrin fitoren e dytë radhazi.

Sfida e vlefshme për raundin e tretë të Premier League, që u luajt këtë të premte në “Vitality Stadium” u mbyll me fitoren 0-2 të “Spurs”.

Tottenham diktoi ritmin gjatë gjithë takimit, ndërsa zhbllokoi sfidën në minutën e 17’ me Maddison, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 0-1.

Ndërkohë edhe në fraksionin e dytë u realizua një tjetër gol, me Udogie që bëri një super kthesë të topit, duke asistuar Kulusevskin, me këtë të fundit që shënoi në minutën e 63’.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-2 me Bournemouth që renditet në vend të 15-të me vetëm një pikë, teksa Tottenham aktualisht kryeson me shtatë pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i lartë i Nismës, Zafir Berisha, ka ironizuar me…