Ish-punonjësit e “Rilindjes” të zhgënjyer me mjetet që morën nga AKP-ja

26 gusht 2023 | 22:03

Mjetet e ndara për ish punonjësit e gazetës “Rilindja” nga Agjencia Kosovare e Privatizimit po konsiderohen të pamjaftueshme.

Drejtori i gazetës, Zeqir Bekolli po e cilëson si shifër qesharake meqë ishin parashikuar të ndaheshin nga 20 mijë, e për këtë po mendojnë të ngrisin edhe padi.

Zeqir Bekolli, ish drejtor i gazetës “Rilindja” mori mjetet e para të stazhit të punës, rreth 20 përqind.

Njëjtë sikurse Bekolli përfituan edhe ish punonjësit tjerë të Rilindjës prej 2000 mijë deri në 3000 mijë euro, varësisht nga përvoja e tyre.

Mirëpo këta të fundit janë të pakënaqur me mjetet e ndara meqë ishin parashikuar të ndaheshin 20 mijë, andaj po e konsiderojnë këtë shifër qesharake.

“Është një shifër tejet qesharake dhe të them të drejtën ne kemi pasë informacione edhe nga një atërarë i bordit se është fol se për secilin punëtorë do të ndahen nga 20 mijë euro për faktin se kompleksi i pallatit “ Rilindja” është një asset shumë i madhë dhe ka vlerë shumë të madhe, mirëpo pavarësisht asaj qeveria i ka derdh diku 3 milionë e 300 mijë euro në dhjetor të 2021-tës.

Ato para deri sa kanë dalë ka kalu 1 vit e gjysmë andaj janë zvarrit nga AKP-ja pa kurfarë nevoje, edhe kur ka fillu ndarja që për neve është totalisht e papranueshme dhe e kemi kundërshtu, mirëpo ata kanë vazhdu me pikëpamjet e veta dhe për neve ato janë të paarsyeshme”, thotë ish-drejtori në gazetën “Rilindja”, Zeqir Bekolli.

E për këtë po mendojnë të ngrisin edhe padi.

“Objektivi është i pakënaqur edhe ne si udhëheqës që mundohemi të realizojmë të drejtat e punëtorëve jemi të pakënaqur, dhe po mendojmë të ngrisim një padi sepse neve edhe ashtu na i mohun të drejtat sepse gazeta “ Rilindja” është mbyllë në janar të 2022”, shtoi ai.

Ndërkohë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, përmes një përgjigjje elektronike për Tëvë1 thanë se në shpërndarje janë të përfshira 10 njësitë e Rilindjës dhe se kanë përfituar 667 punëtorë.
Derisa theksojnë se numri i ankesave në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës është 95.

Më tej, drejtori i Rilindjes potencoi se kanë edhe një problem me truallin 5.5 hektarë, që i ka kompleksi i Rilindjes.

Kujtojmë se dhjetëra të “Rilindjes” kishin protestuar gjatë vitit të kaluar para lokaleve të AKP-së për përshpejtimin e pagesës së 20 përqindëshit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një varrezë e grupit Wagner është shkatërruar pasi udhëheqësi Yevgeny…