Mitrovicë: I mituri plagos aksidentalisht një të mitur tjetër

27 gusht 2023 | 10:57

Një plagosje aksidentale ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Mitrovicë.

I dyshuari dhe viktima janë të mitur, ndërsa ky i fundit është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një revole e llojit Zastava, ka njoftuar Policia.

Vepra është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjitshëm”, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Spanjës (RFEF) njoftoi se mëngjesin e…