“Rita Ora nuk ka lënë t’i ikë asnjë mundësi për të promovuar Kosovën”

27 gusht 2023 | 12:05

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Rita Ora nuk ka lënë t’i ikë asnjë mundësi për të promovuar Kosovën.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se nga përvoja e di sa shumë kanë bërë artistët dhe sportistët tanë për ta promovuar Kosovën.

“Ata kanë thyer muret e ngritura nga politika dhe kanë depërtuar edhe aty ku ne si diplomaci e kemi pasur të pamundur. E Rita, nuk ka lënë t’i ikë asnjë mundësi për të promovuar Kosovën. Për të treguar historinë tonë. Në secilën intervistë dhe paraqitje ka folur për ne. Për rrënjët e familjes prej nga vjen. Faleminderit Rita”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka udhëtuar…