Zelensky parashikon një ‘shtator të fuqishëm’ për Ukrainën

27 gusht 2023 | 16:31

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se pret “një shtator të fuqishëm për Ukrainën”, përfshirë edhe vendime kyçe nga aleatët perëndimorë sa i përket furnizimit të Kievit me armë dhe pajisje të rëndësishme.

Kjo deklaratë e Zelenskyt erdhi disa orë pasi në mbarë Ukrainën u lëshuan alarmet paralajmëruese për sulme ajrore ruse dhe më pas autoritetet njoftuan se kanë shkatërruar disa raketa lundruese të Moskës, shkruan REL.

Përmes një postimi në Telegram, Zelensky tha se pret që në javët në vijim të arrijnë “paketat e reja të mbrojtjes për ushtarët ukrainas”.

“Artileri, autoblinda, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketa dhe pajisje të nevojshme”, shkroi ai.

“Partnerët tanë janë informuar për nevojat tona. Ne po presim që ata të marrin vendime”, shtoi presidenti ukrainas.

Sipas Zelenskyt, një botë e bashkuar “është më e fortë se çdo agresor. Në shtator, ne do të jemi më të bashkuar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shqiptar i moshës 52-vjeçare është ekstraduar nga Britania e…