Kurti në Slloveni, pjesë e panelit të diskutimit në Forumin Strategjik të Bledit

28 gusht 2023 | 08:27

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023, i cili do të mbahet në Bled të Sllovenisë.

Kurti do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale.

Ndërkohë, mbrëmë ai ka marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob.

Kurti ka deklaruar se ka marrë mesazhe inkurajuese nga homologu i tij slloven, Robert Golob, mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe mundësitë e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Prishtina Parking” ka njoftuar qytetarët se nga dita e sotme,…