Kuka: Sporti serioz rrit imazhin e shtetit, jo garat ‘show’

28 gusht 2023 | 13:44

Trajneri i xhudos Driton Kuka ka bërë thirrje që t’iu jepet më shumë vëmendje sukseseve të mëdha të sportistëve të Kosovës nëpër botë, e jo sporteve që ofrojnë vetëm “show”.

Kuka ka shkruar në “Facebook” për suksesin e pak javë më parë të xhudistes Laura Fazliu në Mastersin e Budapestit. Kuka ndër të tjera ka thënë se “trumbetimi i sukseseve pa asnjë vlerë po ngreh kokën prapë në Kosovë e në fakt Olimpiada po vjen e Normat Olimpike s’po shihen në sfond”.

“Për një javë të mbarë… Gëzimi i medaljes së artë në finalen e Masters javë më parë në Budapest Hungari! Protagoniste një sportiste që u ngjit në kulmin Botëror, Laura Fazliu pas kësaj gare kryeson Ranglistën Olimpike kategoria 63 kg. Përderisa Laura dha shumë intervista për media të fuqishme Botërore, në Kosovë mediet si duket ishin në pushime verore me përjashtime kuptohet! Trumbetimi i sukseseve pa asnjë vlerë po ngreh kokën prapë në Kosovë e në fakt Olimpiada po vjen e Normat Olimpike s’po shihen në sfond. Sporti serioz rrit imazhin e shtetit e jo garat ‘show’ e mashtrimet që s’po na ndahen në Kosovën tonë tash e 24 vjet pas çlirimit!”, ka shkruar Kuka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, po qëndron…