Doktoresha akuza të rënda për Wanda Narën “Nuk është e sëmurë, po shtiret”

28 gusht 2023 | 15:54

Para disa kohësh bëri shumë bujë lajmi i një gazetari në Argjentinë i cili u shpreh me bindje të plotë se Wanda Nara, bashkëshortja dhe agjentja e Mauro Icardit ishte e sëmurë me leuçemi. Nuk kaloi shumë dhe vetë Wanda konfirmoi se vuante nga një sëmundje, por pa e përcaktuar llojin e sëmundjes.

36-vjeçarja bëri të ditur se kishte nisur tashmë kurën dhe se ishte në pritje të rezultateve ndërsa kërkoi të ruhej privatësia e saj. Mirëpo, nga Argjentina tashmë kanë nisur të aludojnë se sëmundja është thjesht një lojë e Wanda Narës për të hequr vëmendjen nga problemet e saj me Icardin. Akuzat për një shpifje të tillë bëhen edhe më të rënda teksa së fundmi ato vijnë nga një doktoreshë.

Mariana Lestelle shprehet se Wanda gënjen dhe se nuk është e sëmurë. “Shoh profilin e Wanda Narës në Instagram dhe nuk ngjan aspak me profilin e një personi të sëmurë. Shoh gjithashtu që ka marrë edhe një trajtim estetik i cili është i ndaluar për personat që vuajnë nga sëmundje kanceroze.

Ndoshta është thjesht një reklamë e vjetër, por unë dyshoj. I uroj më të mirat, por nëse është duke u trajtuar nga një sëmundje siç e ka thënë, atëherë këto trajtimet estetike nuk duhet t’i përdorë”, u shpreh Lestelle.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oficerët e Doganës së Kosovës në Vermicë kanë arritur të…