I thanë ‘të dyja vendet duan të hyjnë në BE’, Bërnabiq: S’janë dy, e ashtuquajtura Republikë e Kosovës s’njihet

28 gusht 2023 | 16:34

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se nuk ka dy vende, kur drejtuesi i panelit në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, në të cilin po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “të dyja vendet dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së”.

Teksa ia kanë përmendur faktin se “përmbyllja e dialogut Beograd-Prishtinë është parakusht për vendin tuaj, për anëtarësimin dhe negociatat, për të ecur tutje”, udhëheqësi i diskutimit  ka thënë se “të dyja vendet dëshirojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian për t’u pranuar si anëtarë” dhe se “këto përshkallëzime e dëmtojnë jo vetëm Kosovën, por edhe vendin tuaj”.

Ai e ka pyetur Bërnabiqin se “a mund të presim një hap pozitiv nga vendi juaj në kuptimin e së ardhmes”.

Kryeministrja e Serbisë ka nisur të përgjigjet me avazin e zakonshëm.

“Dua të them që është vendi im. Nuk janë dy vende, nuk janë të dyja vendet. E ashtuquajtura Republika e Kosovës nuk është vend ndërkombëtarisht i njohur dhe nuk është anëtare e OKB-së dhe dyshoj që do të bëhet pjesë e BE-së, së paku jo derisa të ketë njohje nga pesë shtetet mosnjohëse”, ka thënë Bërnabiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk beson…