Edita Tahiri me kritika për treshen e shtetit: Ndëshkimi amerikan kushton!
Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë, ka reaguar në lidhje me takimet e fundit rajonale, ku presidentja Vjosa e Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po marrin pjesë.
Ai ka theksuar se treshja e shtetit e ngujuar në shtëpi, tash vrap pas ftesave të takimeve rajonale, duke bërë lutje që të hiqen sanksionet ndaj Kosovës.
Sipas Tahirit, ndëshkimi amerikan kushton, duke kritikuar përfaqësuesit e shtetit për rënie të shëmtuar të diplomacisë së Kosovës.
“Ndëshkimi amerikan kushton! Treshja e shtetit e ngujuar në shtëpi, tash vrap pas ftesave të takimeve rajonale, madje duke shkuar dy – tre në të njëjtin takim, duke lutur të hiqen sanksionet ndaj Kosovës…rënie e shëmtuar e diplomacisë së Kosovës!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.