Arrestohet në hyrje të Shqipërisë 58-vjeçari nga Ukraina, ishte i dënuar në Peru

29 gusht 2023 | 11:56

Një 58-vjeçar ukrainas, është vënë në prangat e policisë kufitare në Morinë pasi ishte dënuar me 25 vjet burg nga autoritetet e Perusë për trafikim të armëve dhe për krime kundër shtetit.

Në bashkëpunim me shërbimet e drejtorisë shqiptare të Policisë në Kukës, dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve nga shërbimet e Interpol Tiranës, është ndaluar dhe është vënë në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Perusë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht Dmytro Chornyi, 58 vjeç, banues në Ukrainë.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të Shqipërisë, ka rezultuar se 58-vjeçari, ishte i dënuar nga autoritetet gjyqësore të Perusë, me 25 vjet burgim, për veprat penale “Trafikimi i armëve” dhe “Krimet kundër shtetit dhe mbrojtjes kombëtare”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Perusë.

Interpol Tirana sipas njoftimit të policisë,  do të vazhdojë të bashkëpunojë me homologët në Peru, për ta ekstraduar shtetasin Dmytro Chornyi, drejt këtij shteti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
26 sportistë të pesë sporteve të ndryshme do të përfaqësojnë…