Tragjedi në Brazil, dy pilotë humbin jetën gjatë përplasjes në Moto GP 1000 (video)

29 gusht 2023 | 15:40

Një tragjedi e pabesueshme ka ndodhur në kampionatin e garave me motorë në Brazil mes dy pilotëve që kanë humbur jetën pas një përplasjeje në pistë.

Në aksident u përfshinë 42-vjeçari Andre Verissimo Cardoso dhe 38-vjeçarin Erico Verissimo da Ros dhe ngjarja ndodhi gjatë raundit të parë të garës GP 1000.

I pari humbi kontrollin e motorit së tij në një qoshe dhe rrëshqiti duke e gjetur veten të ekspozuar në mes të pistës me mjetet e tjera që i dalin përballë.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve ia dolën ta shmangnin, përveç të dytit, që përplaset dhunshëm ndaj tij. Sigurisht, gara u ndërpre menjëherë dhe të dy drejtuesit u dërguan me urgjencë në spital. Mirëpo, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, pas një kohe ata humbën jetën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas publikimit të një videoje me titullin “Zhvillimi dhe drejtësia…