![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/IMG_2574.jpeg)
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër
29 gusht 2023
| 18:29
Janë shitur brenda pak orëve të gjitha biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, e cila zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Edhe kësaj radhe interesimi i tifozëve për të siguruar një biletë për ndeshjen e Dardanëve ka qenë i madh, derisa të gjitha biletat janë shitur përmes platformës online.
Forca Kosovë! ⚽️????
#Dardanët