Dialogu Kosovë – Serbi, pritet të vazhdojë në shtator

29 gusht 2023 | 20:46

Prej kohësh ishte paralajmëruar se do të ketë një presion më të madh diplomatik gjatë muajit shtator në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Pas pushimeve të verës, në muajin e ardhshëm, pritjet janë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, të kthehen në tavolinën e dialogut në Bruksel.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se fokusi do të jetë te normalizimi i marrëdhënieve dhe zbatimi i deklaratës së 3 qershorit të Bashkimit Evropian.

Temat e diskutimit për takimin e radhës nuk janë bërë ende të ditura, por siç është thënë pas përfundimit të takimit të 19 korrik të mbajtur në Bruksel, mes kryenegociatorëve, plani i sekuencimit është çështje që Lajçak ka propozuar që të finalizohet në takimin e nivelit të lartë Kurti – Vuçiq.

E në rast se palët nuk arrijnë përparim në dialog, presidenti francez Emmanuel Macron, i ka paralajmëruar si Kosovën, ashtu edhe Serbinë, se mund të përballen me masa nga BE-ja.

Profesori universitar Abit Hoxha, thotë se deklaratat e presidentit francez do të kenë ndikim në dialog dhe si të tilla duhet të merren shumë seriozisht, sidomos në Kosovë.

Ndërsa kryeministri Kurti në një intervistë për një media sllovene ka thënë se ka një urgjencë që normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë të ndodh deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, i ftuar në “Frontal”…