Konjufca: Kur bllokohet parlamenti, nuk bllokohet LV-ja e as Kurti por republika

30 gusht 2023 | 11:31

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se bllokimi i seancave nga opozita do të jetë në dëm të republikës. Për këtë, kryeparlamentari ka kërkuar që mos të ketë bllokada.

Kreu i Kuvendit ka thënë të mërkurën se në sesionin vjeshtor pret që seancat të mbahen siç ka thënë në formën normale.

Ai ka theksuar se bllokimi i seancave në sesionin vjeshtor nuk do ta dëmtojnë mazhorancën e as kryeministrin Albin Kurti por vetë Republikën e Kosovës.

“Shpresoj që nuk do të ketë bllokim të seancave. Jam optimist se Kuvendi do të mund të punojë në formën e vetë normale dhe do të krijohen kushtet për punë, sepse kjo është le të themi parakusht demokratik i shtetit tonë. Nëse parlamenti bllokohet atëherë bllokohet vetë shteti. Me bllokimin e parlamentit nuk e keni bllokuar mazhorancën, me bllokimin e parlamentit bllokohet republika. Pra nuk bllokohet Albin Kurti as Vetëvendosja e as mazhoranca. Së pari bllokohet Kosova, shteti i Kosovës, dhe kjo do të ishte dëm i madh. Mendoj që as opozita nuk e ka këtë qëllim”, ka thënë Konjufca, raporton Ekonomia Online.

Ndërkaq i pyetur për iniciativën e opozitës për rrëzim të qeverisë, Konjufca dha një përgjigje interesante para gazetarëve. “Qeveria Kurti në shtëpi është, pra është në shtëpinë e vetë. Këtu është shtëpia e qeverisë, prapa teje”, ka deklaruar Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Margot Robbie ka zgjedhur Greqinë për disa ditë relaksi këtë…