Osmani: Nuk do të reshtim kurrë deri në zbardhjen e fatit të secilit të zhdukur
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me kabinetin qeveritar si dhe me familjarë të personave të pagjetur, kanë bërë nderime sot tek Memoriali për të Pagjeturit, në Prishtinë.
“Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve qëndrojmë së bashku në solidaritet me familjet e të zhdukurve me dhunë dhe riafirmojmë përkushtimin tonë të vazhdueshëm për ta adresuar vazhdimisht këtë çështje derisa të zbardhet fati i secilit të zhdukur. Ata presin familjarët e tyre, ne presim qytetarët tanë! Nuk do të reshtim kurrë deri në zbardhjen e fatit të secilit! Serbia akoma fle mbi varreza masive. Udhëheqësit e këtij shteti që akoma nuk është ballafaquar me të kaluarën, kanë obligim t’i hapin arkivat!”, ka thënë Osmani.