Krasniqi kërkon nga ndërkombëtarët ta shtojnë presionin mbi Serbinë për hapjen e arkivave

30 gusht 2023 | 11:58

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se prapa secilit prej të zhdukurve, qëndrojnë familjet të cilat që mbi dy dekada jetojnë me dhembjen dhe ankthin e mosnjohjes së të vërtetës për ta.

Këto komente Krasniqi i ka bërë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.

Në këtë kontekst, Krasniqi ka kërkuar nga institucionet ndërkombëtare që ta shtojnë presionin mbi Serbinë për hapjen e arkivave.

“Institucionet e vendit duhet të angazhohen më shumë për zgjidhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur, si dhe institucionet ndërkombëtare duhet të shtojnë presionin mbi Serbinë për hapjen e arkivave, si dhe sa më shpejtë të vënë para drejtësisë kriminelët e luftës që kanë qenë përgjegjës për zhdukjen e tyre”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kryeministri i Kosovës,…