Michael Jordan: Ky është organizatori më i mirë në historinë e NBA-s

30 gusht 2023 | 12:19

Legjenda e NBA-s, Michael Jordan, ka folur për organizatorin më të mirë të historisë. Sipas tij, Magic Johnson meriton këtë vlerësim, duke lavdëruar ish-basketbollistin me të cilin ka dubluar mjaft herë në karrierën e tij.

Kjo deklaratë e Jordan erdhi pasa asaj të Stephen Curry, që së fundi e ka quajtur veten si organizatorin më të mirë në histori. Në opinionet e basketbollistëve për organizatorin më të mirë ka ndërhyrë edhe Michael Jordan.

“Nuk jam dakord me Curryn. Pa asnjë dyshim që organizatori më i mirë në histori është Magic Johson. E pranoj që Curry është shumë pranë tij, por Magic është para të gjithëve”, u shpreh Jordan në një intervistë.

“Curry është padyshim një snajper i jashtëzakonshëm, i saktë në gjuajtjet nga distanca. Ndoshta më i miri në histori në këtë aspekt. Lëvizja e tij krijon mundësinë për gjuajtje për të dhe shokët e skuadrës”, ka deklaruar Jordan. “Ka një statistikë të shkëlqyer, 43% të realizimit të gjuajtjeve nga distanca, por ishte Magic Johnson ai që shpiku “triple-double”, pasi e bënin më të rëndësishëm impaktin e tij në çdo ndeshje. Magic ishte më i miri, ka fituar edhe 5 tituj në NBA. Besoj se e kuptoni sensin e diskutimit tim”, u shpreh Michael Jordan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve…