‘La Gazzetta dello Sport’: Roma nuk e dëshiron Ramosin
30 gusht 2023
| 12:50
Pas transferimit të Romelu Lukaku te Roma, emri i Sergio Ramos filloi të qarkullojë në Itali, si një përforcim i mundshëm për fundin e merkatos, pasi Jose Mourinho kërkon të forcojë mbrojtjen.
Sipas gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport”, Roma e mohon këtë informacion. Moutinho dhe Ramos tashmë janë takuar në Madrid dhe tifozët e Romës do të dëshironin që ata të takoheshin sërish në Romë. Kujtojmë që spanjolli është pa ekip, pasi u largua si lojtar i lirë nga Paris Saint Germain.