Haradinaj uron Turqinë dhe popullin e saj për Ditën e Fitores

30 gusht 2023 | 14:44

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se jemi gjithmonë falënderues për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës.

“Pata kënaqësinë që me ftesë të ambasadorit turk në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, të marr pjesë në shënimin e Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë, me dëshirën për prosperitet dhe paqe për popullin dhe shtetin turk”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Kosova është falënderuese për mbështetjen e Turqisë në të gjitha periudhat e shtetndërtimit.

“Jemi gjithmonë falënderues për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj në të gjitha periudhat e shtetndërtimit”, është shprehur Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tottenham është në bisedime me Barcelonën për sulmuesin spanjoll, Ansu…