Xhavit Haliti ‘godet’ komandantët dhe prokurorët

23 gusht 2018 | 08:23

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka zgjedhur një poezi të shkrimtarit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Fan Noli për të dhënë një mesazh të “koduar” për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Në poezinë e Nolit, të cituar nga Haliti bien në sy shprehjet “gjysmë avokati – mbushet qelia” dhe “gjysmë komandanti – humb ushtria”.

Por, fjalia e fundit jep një ide më të qartë se Haliti e ka fjalën për dashurinë që duhet të kemi ndaj atdheut nga cila do fushë që merremi.

“Nëse e duam Shqipërinë dhe e kemi ideal atë, duhet të profesionalizohemi në fushën tonë cila do qoftë ajo, kështu bëhet Shqipëria!”

Postimi i plotë i Halitit në llogarinë e vet në “Facebook”:

“Gjysmë mjeku – vdes njerëzia!
Gjysmë avokati – mbushet qelia!
Gjysmë komandanti – humb ushtria!
Gjysmë arkitekti – shembet shtëpia!
Gjysmë ekonomisti – vjen varfëria!
Gjysmë kleriku – nuk kuptohet Perëndia!
Gjysmë historiani – përsëritet historia!
Gjysmë idealisti – nuk bëhet Shqipëria!

Nëse e duam Shqipërinë dhe e kemi ideal atë, duhet të profesionalizohemi në fushën tonë cila do qoftë ajo, kështu bëhet Shqipëria!”
– Fan Noli –

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj, kryeparlamentari Kadri Veseli ka…