Federata e Futbollit e Zvicrës me njoftim për tifozët zviceranë që duan të jenë në ‘Fadil Vokrri’

30 gusht 2023 | 15:54

Përballja për kualifikimet e Kampionatit Evropian mes Kosovës dhe Zvicrës zhvillohet më 9 shtator nga ora 20:45. Federata zvicerane e futbollit ka dalë me një njoftim për tifozët zviceranë që duan të blejnë bileta për këtë përballje.

Tifozët zviceranë kanë mundësinë të blejnë bileta për ndeshjen Kosovë – Zvicër më 9 shtator 2023 në Prishtinë.

Biletat në sektorin e tifozëve të Zvicrës kushtojnë 5 euro. Mund të blihen maksimumi 4 bileta për porosi. Lidhja përkatëse nga Federata e Futbollit të Kosovës do të postohet në faqen ëëë.football.ch të mërkurën më 30 gusht në ora 14:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare, Tuna Sejdiu, po shijon pushimet prej disa ditësh…