Muharremi: Plumbave për kryeministrin ju dal përpara

30 gusht 2023 | 17:22

Analisti Shenoll Muharremi ka dënuar deklaratën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, e cila është vlerësuar si kërcënuese ndaj kryeministri Albin Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se plumbave për kryeministrin do të iu del përpara.

Ai ka vlerësuar se kërcënimi i kryeministrit dhe ikja e qytetarëve nga Kosova nuk kanë shumë lidhje.

Çdo plumbi që i drejtohet me kërcënim për jetë i dal përpara. Gjuha dhe mendësia e përdorur nga përfaqësuesi i OVL-UÇK është e papranueshme. Mundemi mos me u pajtu me qeverisje, pozicione politike, metoda, veprime, kuptueshmëri dhe botëkuptime por asnjërherë, kurrë hiç, nuk duhet për politikë me i kalu këto kufinj. “Më parë e vras sesa që ia lëshoj rrugën e iki nga Kosova”. Pse duhet me vra dikënd? Çfarë lidhe kanë këto dy tema. Ti bë çfardo që është mirë për ty e lere njeriun rahat. Njerëzit dalin jashtë për një jetë e punë më të mirë nga e gjithë bota”, ka shkruar Muharremi.

Ai ka bërë me dije se kryeministri Albin Kurti nuk është përgjegjësi i vetëm për largimin e qytetarëve nga Kosova.

Albin Kurti nuk është përgjegjës i vetëm për migrim ekonomik. Ai ka përgjegjësi shumë të larta si kryeministër i Kosovës me kriju vende pune dhe shpresë por a ju kujtohen lumenjët e Hungarisë ku na vdiqshin njerëzit duke kaluar? E stacionet e autobusëve përplotë me njerëz duke migruar jashtë? Kurti ka qenë opozitë atëherë. Mos e njollosni luftën e UÇK më shumë. Kushdo që përfaqëson luftën ka shumë përgjegjësi dhe duhet me pas kujdes të shtuar. Përgjegjësi historike. UÇK nuk është pronë private as e ndonjë partie apo individi e grupi. Është e Kosovës”, ka vlerësuar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zbarkimi i Leo Messit tek Inter Miami jo vetëm që…