Çitaku i reagon Osmanit: Përmbyllja e dialogut me Serbinë është interes shtetëror i Kosovës

30 gusht 2023 | 20:07

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar presidentes së vendit, Vjosa Osmanit për një deklaratë të saj gjatë ditës së sotme.

Të hënën e 28 gushtit, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në fjalimin e tij para ambasadorëve francezë nëpër botë foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka paralajmëruar masa ndaj Kosovës e Serbisë nëse ato “nuk sillen me përgjegjësi”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi”, shtoi Macron.

E, Presidentja Osmani i është përgjigjur presidentit Macron duke thënë se “nëse pezullohet procesi i liberalizimit të vizave kjo e vret dialogun”.

Mirëpo Çitaku, ndërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se është interes shtetëror i Kosovës përmbyllja e suksesshme e dialogut me Serbinë.

Postimi i plotë:

Interes shtetëror i Kosovës është përmbyllja e sukseshme e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të përqëndruar në njohjen reciproke.

Interes shtetëror i Kosovës është kultivimi i aleancave me SHBA dhe BE.

Çdo gjë tjetër është rrugë pa krye.

Status quo i shërben vetëm Serbisë dhe forcave tjera rrënuese që po synojnë ta devijojnë orientimin strategjik të Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agron Godeni nga Gjakova shpall të pavlefshme deftesat dhe diplomën…